ta bejme Piramiden
Ne qendren historike te Berlinit fare afer sheshit te famshem Alexander Platz gjendej Pallati i Kultures. Kjo ndertese e stermadhe ndodhej ashtu si qendra historike e kryeqytetit gjerman ne pjesen e ish-Berlinit Lindor. Komunistet kishin ndertuar aty nje qender kulture per te rinjte ku kishte pothuajse ato funksione qe ne shqiptaret i njohim mire duke qene se te gjitha keto lloj ndertesash ishin si kopje te njera-tjetres ne te gjitha vendet komuniste. Stili tipik sovjetik kuptohej qarte. Nese shkon sot te vizitosh Berlinin kete ndertese nuk do ta shohesh me.
Gjermanet pas renies se Murit te Berlinit transformuan tere pjesen e qytetit qe ndodhej nen pushtetin komunist duke u kthyer ndertesave historike shkelqimin e meparshem te tyre. Por vetem me Pallatin e Kultures nuk dinin se cfare te benin. Provuan nje sere idesh dhe projektesh qe konkretisht nuk ishin te zbatueshme per vete strukturen e asaj ndertese. Qeveria gjermane gjeti zgjidhjen ta rrezonte ne toke krejtesisht dhe ne vend te saj te rindertonte Pallatin Perandorak qe gjendej aty perpara se sa komunistet ta shkaterronin teresisht pavaresisht se ishte nga ndertimet gotike me te bukura te tere Gjermanise. Vendimi pati debate nga opozita dhe disa nostalgjike te sistemit te meparshem. Por dhe kundershtare qe flisnin ne terma ekonomike per kostot e larta te nje ndertimi te tille kur dhe vete Gjermanise perandorake e kishte zbrazur Thesarin e Shtetit ne kohen e lulezimit historik te saj me te madh.
Nese sot kalon aty sheh qe ne vend te saj jane vene skeleri te veshura me pamje te nderteses komuniste nderkohe qe projekti i ri i Pallatit gjigant Perandorak pritet te perfundoje e te filloje zbatimi i tij.
U zgjata ne kete pershkrim sepse nje situate e ngjashme po ndodh te ne. Nje ide e Kryeministrit Berisha u be realitet me nje vendim Parlamenti per prishjen e Piramides ish-muzeut te diktatorit shqiptar. Polemikat qe kane nisur jane te shumta e vijne nga te gjitha anet. Ne fakt ne dallim nga rasti i Berlinit Piramida ia zuri vendin vetem nje lulishteje pra nuk u shemb asnje ndertese e dikurshme.
Jane te shumte ata qe e interpretojne vendimin e qeverise si nje akt per tu hakmarre ndaj komunizmit por nuk besoj se ka lidhje me komunizmin me shume sesa me funksionalitetin e saj. Para tre vitesh asnje nuk mendonte ta prishte. Edhe vete qeveria Berisha kishte vendosur ta boshatiste nga zyrat dhe lokalet dhe te kryente nje rikonstruksion total te nderteses se amortizuar duke e kthyer ne nje qender kulturore me salle teatri ekspozite arti biblioteke etj. Institucione kulturore nga me te ndryshmet do te merrnin jete ne ate godine. Ideja ishte brilante dhe ndoshta do ti jepte nje impuls artistik jetes se kryeqytetit.
Edhe pse nje pjese e madhe e Piramides u lirua dhe u fol per projekte asgje nuk u degjua me. Arsyeja kryesore ishte se ajo strukture kishte jo vetem kosto teper te medha rikonstruksioni por dhe sepse ishte e pamundur ta adoptoje ate arkitekture e ta pershtatje per qellime te tjera.
Cdo behet atehere me Piramiden Edhe Keopsi te ishte gjalle nuk do te dinte te jepte nje pergjigje.
Per sa i perket anes ideologjike te problemit pra asaj te kujteses se komunizmit edhe kjo nuk besoj se bind njeri. Kryeqytetit shqiptar i eshte bere nje dem me i madh nga komunizmi sesa ndertimi i Piramides. Jane te shumta ndertimet tmerresisht te shemtuara qe kane shkaterruar shume gjurme te historise sone si Muzeu Kombetar Pallati i Kultures etj. duke e lene Tiranen pa nje qender historike ashtu si kane gjithe qytetet europiane. Te vetmet gjurme te mbetura jane xhamia dhe Kulla e Sahatit. Imagjinoj qendren e Tiranes gjysmeshekulli me pare se si do ishte sot. Shtepite e vogla dhe rruget e ngushta midis tyre ne stil tipik orientalo-otoman do te ishin te mbushura me butike luksoze dhe zyra qe do te terhiqnin shume vemendjen e te huajve. Ndersa sot as ne nuk shkojme ne qender nese nuk e kemi te domosdoshme per te kaluar. Por ky eshte nje argument tjeter.
Vendit i duhet nje Parlament dinjitoz i prezantueshem dhe funksional nderkohe qe kemi nje salle te adaptuar ne Parlament jashte cdo parametri te kohes se sotme dhe aspak te pershtatshme per funksionet qe ai duhet te kryeje si dhe per njerezit qe punojne ne te. Pothuaj ne te gjitha vendet e botes ndertesat parlamentare jane me te bukurat ne qendren kryesore dhe sherbejne si pika kyce te kryeqyteteve. Ne kete aspekt vendi i Piramides do te ishte ideal duke qene se qendra e Tiranes nuk ka me hapesira te lira. Ndryshe cfare te bejme me Piramiden