E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: " Akuzat e ngritura nga prokuroria të pamjaftueshme."

 
 
Partia Socialiste ka kritikuar prokurorinë për mënyrën se si po e heton tragjedinë e ndodhur në Gërdec.Erjon Braçe i quan të pamjaftueshme akuzat e formuluara nga prokurorët që po merren me hetimin e çështjes. Sipas tij janë konsumuar të paktën 5 vepra penale. " Prokuroria duhet të merret edhe me hetimin e shkatërrimit të pronës, shpërdorimit të detyrës dhe trafikimit të armëve." – katheksuar ai duke shtuar se në ngjarje është i përfshirë një grupi i strukturuar kriminal. Ndërkohë që në mbledhjen me Këshillin e Sigurisë Kombëtare presidenti Topi i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë për ngjarjen në mënyrë të pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›