Pentagoni heton tregtinë e armëve drejt Kabulit
TIRANË- Tregtia e municioneve në fabrikën e Gërdecit nxori mbi sipërfaqe një tjetër aferë të dyshimtë, ku MEICO implikohet në tregtinë e armëve drejt ushtrive aleate në Afganistan. Për këtë çështje ka nisur edhe një hetim i thelluar Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe rezultatet e tij pritet që të publikohen pas pak kohësh. "Shekulli" ka arritur që të sigurojë dokumentet që tashmë janë në proces hetimi për kontratën e kompanisë AEY me MEICO-n, të furnizuar me municion ushtrinë amerikane që ndodhet në Afganistan, ku çmimi dyfishohej me anë të futjes së imponuar në lojë të sekserëve. Sërish në këto dokumente implikohen pronari i "Alb Demil", Mihal Delijorgji, kreu i MEICO-s, Ylli Pinari dhe dalin emrat e disa zyrtarëve të tjerë të lartë shqiptarë. *** Më 13 mars të vitit 2007, firmës amerikane "AEY Inc", me seli në Miami Beach, Florida i është dhënë një kontratë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, për dërgimin e një sasi municionesh në Afganistan. Kontrata me vlerë 48,717,553 dollarë, është pjesë e një kontrate gjigante prej 400 milionë dollarësh për pajisjen me armatime të Forcave të Sigurisë së Afganistanit. Përfundimi i kontratës me numër "Ë52P1J-07- D-0004" pritej që të ishte 30 dhjetori i vitit 2008, por aferat korruptive në vendin tonë e bllokuan për disa kohë këtë proces. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka siguruar të dhëna se lëvrimi i kontrate kishte shumë probleme dhe menjëherë ka një hetim për të. Problemi kryesor që SHBA ka pasur me këtë kontratë, duket se bëjë me vjetërsinë e municioneve që MEICO u shiste nga stoqet shqiptare dhe rezultonin pjesërisht të papërdorshme. *** Nga hetimi ka rezultuar firma amerikane "AEY Inc" marrë kontakte me qeverinë shqiptare dhe me firmën shtetërore "MEICO" për blerjen një sasie të konsiderueshme municionesh luftarake nga vendi ynë dhe dërgimin e tyre në Afganistan. Duke se paratë janë dhënë nga amerikan, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka ngulmuar që të zbulojë çdo të kësaj çështjeje. Kontrata është lidhur me firmën shtetërore "MEICO" dhe më pas me anë të një sërë procedurash të dyshimta, një pjesë e kontratës i ka kaluar Mihal Delijorgjit. Ai rezulton të jetë nënkontraktor i firmës amerikane "AEY Inc" dhe ka për detyrë ripa- ketimin e municioneve ushtarake. Emri i Mihal Delijorgjit rezulton i implikuar edhe në të paktën dy kontrata të tjera të dyshimta që janë lidhur për këtë çështje. Këto kontrata janë pjesë e hetimit të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes për këtë çështje dhe dokumentet e këtij hetimi do të publikohen nga "Shekulli". Kur nisi investigimi i Departamentit të Mbrojtjes, më thanë të mos kontaktoj me njeri. Me dy oficerët e departamentit amerikan të mbrojtjes kam kontaktuar edhe dy tre herë të tjera. Ata kanë qenë edhe vetë në Tiranë. Ata janë nga Departamenti i armatimit në Departamentin amerikan të Mbrojtjes. Kontaktet me ta kanë nisur që në periudhëm kur u zbulua kontrata, rreth qershorit. Hetimi i tyre ka nisur në qershor apo më përpara. Ata nisën hetimin, sapo u prish kontrata ime. Ajo u prish rreth 10-15 majit 2007. Ajo nuk u zbatua më. Unë kam ndaluar paketimin në këto. Kam paketuar për rreth dy javë nga fundi i prillit në mes të majit. "Në qershor '07 u informuan amerikanët" Mediu: Takimi im me Kosta Trebickën Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i dorëhequr dy ditë më parë nga posti, në konferencën e fundit përballë medias, ka mohuar çdo akuzë të implikimit të dikasterit në fjalë në tregtinë e paligjshme të armëve. Megjithëse ka pranuar se e ka pritur në zyrë Kosta Trebickën, ishkreu i Mbrojtjes ka mohuar akuzat se ministria që ai drejtonte ka lidhur kontratë të parregullt me kompaninë e Mihal Delijorgjit, Alba-Demil, duke anashkaluar firmën amerikane AEY. "Jam këtu për dy arsye. E para për transparencën dhe të vërtetën që i duhet opinionit publik dhe e dyta për marrëdhëniet e SHBA-së me institucionet shqiptare të cilat kanë qenë dhe do jenë jetike për Shqipërinë. Kosta Trebickën e kam takuar fare shkurt, me kërkesë të dy deputetëve të opozitës dhe në prani të tyre. Ai më është paraqitur si përfaqësues i Ambasadës Amerikane dhe si punonjës i një kompanie amerikane që kishte kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka kërkuar të vlerësohej si përfaqësues i saj pranë Ministrisë së Mbrojtjes. I kam thënë shkurt se këto çështje do t'i zgjidh vetëm në rrugë zyrtare. Më pas kam kërkuar nga zyra ime që të sqaroheshin me përfaqësues të lartë të Ambasadës Amerikane dhe të verifikohej nëse kontrata ishte e rregullt dhe e vlefshme. Pas dy ditësh, po nga zyra ime, po nga ata përfaqësues të ambasadës amerikane, në Tiranë, më është komunikuar zyrtarisht se kanë marrë konfirmimin nga burimet e tyre, se kontrata që ne kishim me kompaninë amerikane ishte e ligjshme". Kjo ka qenë deklarata që ka lëshuar Fatmir Mediu, ndërkohë që ka shtuar në fund se Ministria e Mbrojtjes nuk ka shkeluar asnjë ligj, ndërkohë që po vetë nuk pranuar asnjë pyetje nga mediat e pranishme në konferencën për shtyp.