Gjashte parti serbe dhe dy iniciativa qytetare regjistrohen ne zgjedhje
Pavaresisht qendrimit zyrtar te Beogradit ndaj serbeve te Kosoves se nuk jane permbushur kushtet per te dale ne zgjedhje perfaqesuesit e partive politike serbe te Kosoves tashme jane duke u pergatitur qe te marrin pjese ne to. Disa nga drejtuesit e partive politike serbe jane optimiste ne daljen e komunitetit te tyre per te votuar. Nga gjithsej 29 subjekte politike te cilat jane regjistruar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per pjesemarrje ne zgjedhjet e 12 dhjetorit prej tyre 6 parti politike dhe dy iniciativa qytetare jane nga radhet e komunitetit serb njofton Radio Evropa e Lire. Miradie Mavrici drejtoreshe ne zyren e regjistrimi te partive politike ne KQZ tregon per partite politike serbe qe do te garojne ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ne zyren e regjistrimit te partive politike kane aplikuar gjashte parti serbe dhe dy iniciativa qytetare. Ato jane Partia politike Lidhja e Social-Demokrateve te Pavarur SNDS Partia Demokratike Serbe e Kosoves SDSK partia tjeter eshte Partia Serbe e Kosoves SKMS. Me pas vijne Partia Popullore Serbe SNS Partia e Pavarur Liberale SLS si dhe Partia Socialdemokrate Serbe SSDS. Kurse iniciativat qytetare jane Iniciativa Qytetare Lista e Perbashket Serbe JLS dhe Iniciativa qytetare Krahu i Popullit GIKN. Lubisha Zhivic nga Lidhja e Pavarur e Social-Demokrateve qe deri ne vitin 2007 ka marre pjese ne te gjitha institucionet e Kosoves thote se me subjektin e tij do te garoje serish ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Nga keto zgjedhje Zhivic pret qe do te permiresohet gjendja e serbeve te Kosoves. Ai po ashtu thote se eshte shume e rendesishme pjesemarrja e serbeve ne keto zgjedhje. Eumlshte shume e rendesishme qe serbet te mos e leshojne rastin per pjesemarrje ne zgjedhje sepse ato jane shume te vecanta per ne serbet qe do te jemi ne institucione por edhe per ata jashte tyre. Mund te kemi me shume hapesire sic eshte punesimi levizja e lire siguria etj. Nese e leshojme kete mundesi ne zgjedhjet e ardhshme do te jemi me pak serbe ne Kosove dhe pjesemarrja atehere nuk do te kete efekt thekson Zhivic. Ndersa Sllobodan Petrovic nga Partia e Pavarur Liberale i cili ne tri vitet e fundit ka qene pjese e institucioneve te Kosoves konsideron se pjesemarrja e tyre ne institucione ka dhene rezultate per komunitetin serb. Ai po ashtu pohon se serbet tashme e kane kuptuar realitetin e ri ne Kosove. Sa u perket daljes se serbeve ne zgjedhje jam optimist dhe besoj se do te kete dalje te qytetareve ne numer me te madh. Eumlshte e rendesishme per bashkesine serbe te Kosoves qe te jene pjese e institucioneve kosovare jo per perqindjen por per pozitat e veta qe mund te ndikojne ne permiresimin e jetes shprehet Petrovic.