E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e 12 dhjetorit nje operacion imazhi

Prishtine Partite politike nisin bisedimet me kompanite e konsulences

Partite politike do ta kene mjaft te veshtire qe per dhjete dite fushate ti joshin votuesit dhe ti bindin per tua marre atyre votat me 12 dhjetor. Ndryshe nga fushatat e tjera sivjet partite e medha jane duke bere negociata me me shume kompani ne menyre qe te mbulojne sa me shume gjithe territorin e vendit me fotografi te kandidateve dhe reklama tjera. Partite e medha pritet te angazhojne edhe konsulente nderkombetare ne shtabet e tyre zgjedhore ashtu sikurse ka ndodhur edhe ne dy fushatat e kaluara. Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosoves ka thene per Express se jane pergatitjet e fundit per te bere kontraktimin e kompanive per fushaten e tyre zgjedhore. Jemi duke i marre ofertat e disa kompanive per te pare propozimet dhe idete e tyre. Gjate javes do te vendosim se me cilat kompani do te punojme. Eumlshte e sigurt se ne kete fushate nuk do te kemi grupe te kengetareve apo program te madh artistik ka thene Krasniqi. Ne do te bejme nje fushate moderne dhe modeste e cila do te jete kreative por edhe produktive ka thene Krasniqi.

Krasniqi nuk ka qene ne gjendje te thote se sa para planifikon PDK-ja te shpenzoje per fushaten zgjedhore. Lidhja Demokratike e Kosoves ende nuk ka arritur te vije deri te pika e vendosjes per menyren e berjes se fushates per shkak te angazhimeve te tjera qe kjo parti ka pasur diteve te fundit pas ndryshimeve ne kreun e partise. Arben Gashi nga LDK-ja ka thene se tani do te fillojne diskutimet per menyren e berjes se fushates. Nuk mund tu them asgje tani sepse ende nuk jemi marre me kete ceshtje. Besojme qe ne ditet ne vijim do te vendoset tha Gashi per te perditshmen Express te Prishtines. Koalicioni me i madh ne numer ne keto zgjedhje qe udhehiqet nga AKR-ja e Behgjet Pacollit ka vendosur qe fushaten ta beje ne koordinim te plote me partneret dhe ka formuar nje bord per fushaten me nga nje anetar nga secili subjekt i koalicionit. Zevendespresidentja e AKR-se Mimoza Kusari-Lila tregon se deri tani AKR-ja ka firmosur nje kontrate me nje kompani vendore e cila do te propozoje dhe beje marketing. Edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt eshte ne finalizim te planit te saj per fushaten e zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Shefi i shtabit zgjedhor te AAK-se Blerim Kuci ka thene per Express se do ta shpalosin programin e AAK-se te votuesit i cili garanton funksionimin e nje shteti normal.

818 mije euro eshte shuma e lejuar e partive politike per ti shpenzuar gjate fushates zgjedhore sipas rregullave te KQZ-se. Kjo sepse ne listen zgjedhore jane te regjistruar 1 milion e 636 mije votues. Sipas rregullave te KQZ-se per cdo votues mund te shpenzohen 50 cent.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›