Gjashtëpikëshi i Ban Ki Munit nuk është çështje teknike
Çështja e nënshkrimit të marrveshjës për bashkëpunim policorë midis misionit evropian të EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, u bë objekt i shumë analizave. Për sensibilizimin e marrëveshjes në fjalë, më së shumti u angazhuan mediat e shkruara dhe elektronike. Pas kësaj, organët tona shtetërore duket se u këndellën duke marrë forcë ta kundërshtojnë marrveshjën midis EULEX-it dhe Serbisë. Qeveria dhe presidenca këtë çështje të protokollit i konsideruan si të mbyllura. Por, kështu nuk po mendon edhe Komisioni për Siguri i BE-së, i cili po kërkon nga pala e Kosovës që të pajtohet lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes, duke e quajtur këtë marrëveshje si gjoja teknike. Dy hartuesit kryesorë të dokumenteve që përbëjnë bazën e sovranitetit të Kosovës së pavarur, Marti Ahtisari dhe Albert Rohan thanë se misoni evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me vendet e rajonit pa pëlqimin e Prishtinës zyrtare. Rohan dhe Ahtisari e bënë me dije strukturën e EULEX-it se ajo është në Kosovë për t’u ndihmuar autoriteteve të Kosovës në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë, por më kusht që të ruhet sovraniteti i Qeverisë së Prishtinës. Ahtisari ishte shumë deciziv lidhur më këtë çështje, duke u shprehur se Kosova është e zonja që vetë t’i kryejë punët e shtëpisë, pa tutorizmin e bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar kështu që t’u jepet fund misioneve të huaja në Kosovë. Ai gjithashtu ka theksuar se anëtarësimi i Serbisë në BE duhet të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Struktura e BE-së është këmbëngulëse në ratifikimin e një marrëveshjeje të tillë, duke bërë përpjekje për kamuflim të protokolleve nga konotacioni politik në marrëveshje teknike. Me të zëshmit për nënshkrimin e marrëveshjes pa u pyetur pala e Kosovës janë suedezët Karl Bild dhe Lard Vahlud. Tashmë dihet mirë se cilat janë gjashtë pikat e Ban Ki Munit, në bazë të të cilave edhe u bë shtrirja e EULEX-it në Kosovë. E tash, kemi hyrë në fazën kur kjo strukturë evropiane mëton t’i realizojë një nga një ato. Pas nënshkrimit të marrëveshjes policore - e cila si duket edhe do të ndodhë - do të vijnë në rend për t’u nënshkruar edhe pesë pikat e tjera. Dihet tashmë se të gjitha pikat në fjalë prekin rëndë në sovranitetin shtetëror të vendit. Për 20 vjet me radhë Serbia po prodhon krizë dhe luftëra në Ballkan. Edhe pas përfundimit të luftës, Serbia e Koshtunicës dhe e Tadiqit po e ndjekin rrugën e vozhdit të tyre, kryekriminelit të luftës Sllobodan Millosheviçit për krijimin e Serbisë së Madhe, por ne kushte të paqes. Serbia kurrë deri me sot nuk i ndali provokimet karshi Kosovës, duke i instrumentalizuar ekstremistët serbë ne veprimet e tyre destruktive për ta mbajtur të destabilizuar Kosovën. Beogradi nuk ka hequr dorë nga grabitja e tokave shqiptare edhe me dhunë. Serbia arriti t’i organizojë dy palë zgjedhje në një vend tashmë të pranuar ndërkombëtarisht si i pavarur. Kurrë Serbia nuk i përmbushi kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare. Përkundër të gjitha këtyre, Serbia po arrin të faktorizohet gjithnjë e më shumë karshi Kosovës dhe të ardhmes së saj. Nese realizohet gjashtëpikëshi, atëherë ky shtet kriminal i ndihmuar nga struktura e BE-së, do t’ia arrijnë qëllimit për ndarjen e Kosovës. Atë që Serbia e humbi me luftë nëse punët shkojnë kështu po e kthen gradualisht në kushtet e paqes. Për ndryshim nga Serbia, Kosova gjithmonë ishte kooperative dhe bashkëpunuese e mirë me bashkësinë ndërkombëtare. Si duket ky bashkëpunim për çudi është duke na u kthyer si bumerang. Për Kosovën nuk pati vend në liberalizmin e vizave, e për tri shtetet sllave të Ballkanit po. Kosova është vendi me i izoluar në botë. Për ta rënduar edhe ashtu gjendjen e rëndë social-ekonomike, është në prag nënshkrimi i marrveshjes për riatdhesimin e atyre që nuk kanë leje qendrimi në shtetet e Perendimit. Edhe kjo punë na është dashur. Ky riatdhesim gjoja po bëhet që me lehtë Kosova të vijë deri te liberalizimi i vizave, që është vështirë për t’u besuar pas të gjitha këtyre që po na ndodhin më strukturën e BE-së.Të inkuadrohet një shtet i pareformuar siq është Serbia në strukturën e BE-së, para dy shteteve shqiptare gjithmonë me orjentime propërendimore , është fakt për tu çuditur…