E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë e Durrësi lëkunden nga tërmeti me fuqi 5.43 rihter

Epiqendra e tërmetit është shënuar 2 km larg Kavajës. Lëkundjet e para u shënuan me intensitet 5. 43 të shkallës rihter ndërsa lëkundjet e dyta kanë pasur intensitet më të vogël 

KAVAJE- Instituti Sizmologjik informon se janë ndjerë lëkundje tërmeti në qytetet Kavajë e Durrës. Mësohet se epiqendra është shënuar 2 km larg Kavajës. Lëkundjet e para u shënuan me intensitet 5. 43 të shkallës rihter ndërsa lëkundjet e dyta kanë pasur intensitet më të vogël. Ende nuk ka të dhëna nëse lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme materiale apo të lënduar.

Pak ditë më parë lëkundje të njëpasnjëshme të tërmetit në zonën e Dibrës, shkatërruan dhjetëra banesa duke i bërë të pabanueshme, si dhe dëmtuan shumë të tjera.
(s.g/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›