E Diel, 1 Nëntor 2026

Numerimi ne Tirane, Basha ruan avantazhin Qamil Xhani



Numerimi i votave te kontestuara dhe te hedhura ne kutine e gabuar ne njesine numer tre ne kryeqytet ka lene serish ne avantazh kandidatin e mazhorances Lulzim Basha. Sipas te dhenave te KQZ-se, kandidati i koalicionit “Aleanca per Qytetarin” eshte 76 vota para kandidatit te “Aleances per te Ardhmen”, Edi Rama. Numerimi i votave ne njesine numer 3 ne Tirane, i ka dhene kreut te PS-se dhe kandidatit per bashkine e Tiranes 36 vota, ndersa kandidatit Basha 20 vota. Nderkohe qe paraditen e djeshme, me numerimin e votave ne njesine bashkiake numer dy, avantazhi i kandidatit te mazhorances Lulzim Basha ka qene 92 vota. Pritet qe gjate dites se sotme te vazhdoje dhe numerimi per njesite e mbetura ne Tirane. Mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pritet te nis rreth ores 10:00. Paraditen e djeshme procesi i numerimit te votave te kontestuara filloi ne njesine bashkiake numer dy. Ne total ne kete njesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numeroi 190 kuti votimi. Ne te gjitha kutite u gjeten 19 vota per Lulzim Bashen dhe 10 vota per kandidatin Edi Ramen. Diferenca mes dy kandidateve per kryetar bashkie pas mbledhjes se sotme te paradites arriti ne 92 vota plus per kandidatin Basha. Nderkohe qe vazhdimi i numerimit ne njesine bashkiake numer tre nuk solli ndryshime te rendesishme te rezultatit duke ruajtur avantazhin e kandidatit te mazhorances.

Ne diten e pare te numerimit te votave te kontestuara dhe ato te hedhura ne kutine e gabuar, kandidati i mazhorances thelloi avantazhin me dy vota. Ne njesine numer 1 tete grupet e numerimit hapen 156 kutite e votimit qe ndodheshin ne 39 qendrat e kesaj njesie bashkiake. Vota per kandidatet per kryetar bashkie te Tiranes u gjeten 54, nga te cilat 28 per kandidatin Basha dhe 26 per kandidatin Rama. Procesi i numerimit te votave te kontestuara dhe atyre te hedhura ne kutine e gabuar nisi dy dite me pare. KQZ-ja do te numeroi fletet e votimit te kontestuara ne 365 qendrat e votimit te Bashkise Tirane. Procesi i numerimit po kryhet ne sallen kryesore te KQZ-se, aty ku zhvillohen dhe mbledhjet e ketij institucioni. Pjese e procesit te rivleresimit jane votat e gjetura ne kutine e gabuar si dhe votat qe ndodhen ne zarfin e fleteve te kontestuara ne secilen kuti. Per cdo tavoline te tete grupeve te numerimit, ky proces ndiqet edhe nga dy vezhgues te PD-se dhe PS-se. Per fletet e hedhura gabim shikohet zarfi ku jane futur fletevotimet e kontestuara. Gjithsej do te hapen 1793 kuti per te numeruar fletet e kontestuara, sipas vendimit te Kolegjit Zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›