Gjata: Fletët e votimit duhet të digjen
Për sa i përket procesverbaleve, ato duhet të dërgohen në Arkivin Qendror të Shtetit.
“Nuk ka mbetur gjë tjetër përveçse nenit 178, të tjerat janë konsumuar. është diskutuar që të hapen materialet zgjedhore, ndërsa për kutitë e fletëve të votimit të shprehet Komisioni i Venecias apo Gjykata Kushtetuese nëse mund të hapen apo jo. Së pari kjo nuk shkon. Kjo nuk mund të bëhet”, është shprehur Gjata.
Më tej, Gjata ka sqaruar se është e kotë që Parlamenti të bëjë interpretimin e se çfarë do të thotë material zgjedhor në një kohë kur këtë e bën vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.“Kush do ta interpretojë se cili quhet material zgjedhor. Pra mund ta bëjë komisioni hetimor, që të ulet dhe ta interpretojë që ky quhet material zgjedhor? Unë mendoj që jo. Këtë mund ta bëjë vetëm KQZja, kur ka zgjedhje. Pse? Sepse çfarë quhet material zgjedhor e ka Kodi Zgjedhor dhe Kodin Zgjedhor nuk e zbaton parlamenti, nuk e interpreton parlamenti por është ngarkuar vetëm KQZ-ja ta interpretojë dhe ta zbatojë”, shprehet ai.