E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 20 mijë emigrantë hyjnë në portin e Durrësit

Gjatë së dielës, kur edhe fluksi është më i madh, mbi 20 mijë persona kanë ardhur me tragete nga Italia.

Shërbimet e policisë kufitare kanë punuar me kapacitet të plotë, duke vënë në dispozicion të kalimtarëve 20 sportele, çka ka lehtësuar kalimin e tyre.

Shqiptarët kthehen për pushime verore në vendin tonë dhe vijnë nga shumë vende perëndimore, duke zgjedhur portin e Durrësit si pikën hyrëse për në atdhe. Situatë e rënduar sipas emigrantëve është edhe në portin italian të Barit për shkak të fluksit të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›