E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë e "pista", bllokohen 70 mijë euro

Sipas burimeve nga organi i hetimit, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga trafiku i drogës.

Biznesmeni në fjalë emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është hetuar edhe më parë në Itali si i përfshirë në trafikun e drogës. Nga hetimet e prokurorisë, mësohet se firma në pronësi të këtij shtetasi nuk i mbulon të ardhurat e kësaj shume parash.

Ndaj, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e parave, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Llogaria bankare do të qëndrojë e “ngrirë” gjer sa gjykata të marrë një vendim përfundimtar, e më pas do të vendoset për sekuestrim ose jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›