E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohjet nuk mjaftojnë për anëtarësim në OKB

Arritja e më shumë se 100 njohjeve nuk i garanton Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve pa ndryshuar qasjen e tyre Kina dhe Rusia, si dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Kina dhe Rusia përveçse nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës edhe e kundërshtojnë atë.“është Këshilli i Sigurimit ai, i cili e bën aprovimin formal të kërkesës sonë. Megjithatë do të jetë një tjetër lloj i presionit publik kur Kosova do të ketë mbi njëqind njohje”, ka thënë zëvendësministrja Vlora çitaku.

Sipas saj, qëllimi final i diplomacisë kosovare është që vendi të jetë pjesë e OKB-së, por një gjë e tillë varet edhe nga njohjet, por edhe marrëdhëniet me shtetet e tjera. Opinioni i GJND-së, që e ka vlerësuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës di të ligjshme, ka rikthyer në diplomacinë kosovare përpjekjet për të marrë njohje të reja të pavarësisë, ndërkaq krahas kësaj edhe të rivendosen marrëdhëniet me OKB-në. /koha ditore/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›