Shalsi Berisha po manipulon procesin
Partia Socialiste akuzoi Kryeministrin Sali Berisha se po perpiqet te ndryshoje rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane duke deformuar vullnetin e qytetareve te kryeqytetit. Nenkryetari i grupit te PS-se Eduart Shalsi tha dje se me 14 maj pame te gjithe se fitues ishte Edi Rama. Berisha po perdorur cdo mjet antiligjor dhe antidemokratik per ta kthyer fituesin ne humbes dhe humbesin ne fitues. Ai po manipulon procesin dhe kutite ku gjenden fletet e votimit. Shalsi e cilesoi procesin e ndermarre nga KQZ si shfaqje e shemtuar duke akuzuar kreun e ketij institucioni se po jep urdhra te cilat nuk mbeshteten ne ligj.
Pame nje shfaqje te shemtuar qe per fat te keq vazhdon dhe sot ne KQZ urdhra qe nuk mbeshteteshin ne procedurat e mbeshtetura ne ligj. Po hapen kutite me kode qe nuk perputhen me procesverbalet. Pame flete jashte zarfeve te mbyllura theksoi Shalsi. Ai shtoi se KQZ-ja po i ngjan pazarit te gjese se gjalle dhe jo nje institucioni serioz.