Gjata: Pa prova të reja, kutitë nuk hapen
Autori i Lajmit: Redaksia
Kutitë e votimit nuk mund të hapen pa prezantuar më parë prova të reja ligjore lidhur me deformimin e procesit elektoral të 28 qershorit në ato zona që opozita konteston vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Për konsitucionalisitn Rustem Gjata ky argument mbështetet në dispozitën parimore të Kodit të Procedurës Civile dhe në Kushtetutë. Sipas Gjatës e vetmja rrugë për të hapur kutitë e votimit, kalon nëpërmjet shqyrtimit të këtyre provave të reja në Gjykatën e Lartë, ankimimit në Gjykatën Kushtetuese dhe rruga e fundit që i mbetet opozitës është që ajo për t’iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Por opozita, qëndrimin e saj lidhur me hapjen e kutive të votimit e bazon në ndërmarrjen e një iniciative të re ligjore, të cilën e mbështet në mbledhjen e 20 mijë firmave, sipas saj. Por për juristët, ky pretendim është shkelje flagrante e ligjit elektoral dhe kushtetues, pasi në këtë mënyrë krijohet një përplasje mes gjyqësorit dhe legjislativit.
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009