E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhëndri i Berishës paditet në gjykatë për marrje prone në rrugë të paligjshme

Share

Jamarber dhe Argita Malltezi

Çregjistrohet prona e blerë sipas ligjeve për llogari të trashëgimtarëve, mes të cilëve gjendet dhëndri i kryeministrit

TemA

Një kompani shqiptare, e cila ka privatizuar sipas rregullave ish- Ndërmarrjen e Transportit, Makineri-Ndërtimit, prone të cilën e ka blerë sipas ligjeve në fuqi prej vitit 2004, është gjendur e shpronësuar pas vitit 2007, kur disa trashëgimtarë, mes të cilëve dhe dhëndri i kryeministrit Berisha, kanë përdorur pushtetin për t’u privilegjuar në raport me ligjin lidhur me procedurën e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Shoqëria G.KAM sh.p.k kërkon anulimin e pjesshëm të një vendimi të Komisionit të Kthimit të pronave të Qarkut të Tiranës, për sipërfaqen 3120 m², dhënë në favor të paditurve, të ndodhur në Rr. Ndre Mjeda, si dhe anulimin e pjesshëm të vendimit për pronën e ndodhur në Rr. Ndre Mjeda dhëne në favor të paditurve, përkatësisht për sipërfaqet 160 m² dhe 60 m². Shoqëria kërkon detyrimin e të paditurve të njohin pronar Shoqërinë G-KAM sh.p.k. mbi sipërfaqet që krijohet nga këto mbivendosje, të cilat janë të blera nga kjo shoqëri.

Historiku i pronës

Shoqëria G-KAM sh.p.k. është pronare e një prone te ndodhur ne Rr. Ndre Mjeda ish Ndërmarrja e Transportit, Makineri-Ndërtimit, prone te cilën e ka blere me kontratën e shitblerjes me nr.5847 rep. dhe nr.1702 kol. dt.28.09.2004. Fillimisht kjo prone është blere me ankand nga shtetasi Ali Selmani, ne zbatim te ligjit nr.7512 date 10.08.1991, Per sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit dhe është regjistruar ne ZRPP me nr.5331, date 22.11.1995.

Me pas me kontratën e shitblerjes 4736 Rep, dhe 1630 Kol., date 22.11.1995, kjo prone kaloi nga Ali Selmani tek Adriatik Kapollari. Me kontratën e shitblerjes 5847 Rep dhe 1703 Kol., date 01.09.1998 midis shitësit AKP dhe blerës Adriatik Kapollari, u ble dhe sipërfaqja e truallit prej 7761 m². Me pas ne vitin 2004 shtetasi Adriatik Kapollari ja shet ketë prone Shoqërisë G-KAM shpk.

Gjithë sipërfaqja e ish Ndërmarrja e Transportit, Makineri-Ndërtimit ishte 15 050 m². por ne baze te VKM nr. 562, date 09.10.1995, Për shitjen e truallit te ndërmarrjeve qe privatizohen mund te privatizohej vetëm trualli për sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit te ndërmarrjes, dhe ne piken 2 te këtij vendimi thuhet se sipërfaqja e domosdoshme për zhvillimin e veprimtarisë se ndërmarrjes ose te pjesëve te ndara te saj, përcaktohet mbi bazën e gentplanit ekzistues te ndërmarrjes duke hequr nga kjo sipërfaqe pjesët e panevojshme për funksionimin e kësaj ndërmarrjeje. Kjo sipërfaqe përcaktohet nga komisionet e vlerësimit te ndërmarrjeve apo objekteve, zyrave te urbanistikes dhe organi i financës ne pushtetin lokal dhe miratohet nga drejtoria e shoqërive publike dhe degëve te saj ne dikastere apo pushtete lokale sipas perkatesise se ndërmarrjes apo objektit qe shitet.

Ne zbatim te këtij vendimi, AKP-ja pasi ngriti komisionin vlerësues arriti ne përfundimin se sipërfaqja e domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit te ish Ndërmarrja e Transportit, Makineri Ndërtimit, ishte sipërfaqja prej 7761 m², e cila përbehej nga sipërfaqja prej 5 515.29 m² e truallit nen objekte dhe sipërfaqja prej 2 195.7 m² e sheshit te parkingut. Pjesa tjetër e këtij trualli është oborr funksional i kësaj ndërmarre e cila aktualisht posedohet nga ne dhe te drejtën e privatizimit te saj e ka vetëm shoqëria G-KAM sh.p.k.

Ky fakt provohet me shkresën nr.413 Prot., date 03.04.2008 te Drejtorisë se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike drejtuar administratorit te shoqërisë G-KAM Kujtim Kapollari.

Deri ne vitin 2007 kjo shoqëri ka marre gjithmonë vërtetime pronësie te rregullta nga Z.V.R.P.P. Tirane. Vlen te theksojmë se ne vitin 2005 ketë prone e ka vene edhe si kolateral pranë Raiffeisen Bank për shkak te një kredie te marre, shënim i cili pasqyrohet dhe ne regjistrat e Z.V.P.P. Tirane. Me pas kjo shoqëri është drejtuar Z.V.R.P.P. per pasisje me nje vërtetim te ri pronësie, por qe ky vërtetim nuk i është dhëne nga kjo zyre me pretendimin se spërfaqa e paraqitur ne gentplan është me e madhe se spërfaqa e blere.

Ne këto kushte shoqëria i është drejtuar me kërkese padi Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane me objekt përcaktim kufijsh duke kërkuar nga Drejtoria e Administrimit dhe e Shitjes se Pronave Publike (ish A.K.P.-ja) që të pasqyronte se ku është sipërfaqja qe ajo ju kishte shitur. Gjate gjykimit te ceshtjes u thirr dhe ekspertja përkatëse znj.Liri Kruja, e cila përcaktoi se spërfaqa e truallit prej 7761 m2 e privatizuar ne atë kohe, përbehej nga sipërfaqja prej 5 515.29 m² e truallit nen objekte dhe sipërfaqja prej 2 195.7 m² e sheshit te parkingut, pra kjo sipërfaqe trualli është shitur ne atë kohe nga A.K.P. Dega Tirane si sipërfaqe e domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit te ndërmarrjes. Pjesa tjetër e këtij trualli mbetej ne posedim te shoqërisë si pjese funksionale e ish Ndërmarrjes se privatizuar, por qe nuk u privatizua pasi ne atë kohe mungonte ligji përkatës.

Gjate gjykimit te ccështjes, ne momentin e blerjes prezent te aktit te ekspertimit u be një ndërhyrje dytësore nga ana e familjes Begeja, Malltezi, Bektashi plus te tjerë te përfaqësuar nga Xhimi Begeja te cilët kërkuan te mos cenoheshin nga ky gjykim ne procesin e tyre. Nga shpjegimet e tyre ne seance, u kuptua se ne favor te tyre kishin dale dy vendime te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te pronave, ai me nr.135 dt.20.01.2006 i K.V.K.K.P. Tirane, i cili midis te tjerash i kthente dhe një sipërfaqe prej 3120 m² e cila bie brenda territorit te ish Ndërmarrjes se privatizuar nga ne dhe qe krijon një mbivendosje prej 1584 m² te sipërfaqes se blere nga ne, ndërsa pjesa tjetër është sipërfaqe e oborrit funksional qe i shërben kësaj ndërmarrje.

Ndërsa ne vendimin nr.06 dt.21.03.2007 te Z.R.P.P.K. Tirane midis te tjerave i janë kthyer dhe sipërfaqet prej 380 m², 190 m² dhe 237 m² te cilat krijojnë një mbivendosje me truaj ne objekte te blera nga kjo shoqëri përkatësisht; 1- 160 m² truall nen objektin nr.6 dhe 60 m² truall nen objektin nr.2 te cilat jane te regjistruara pranë Z.V.R.P.P.Tirane ne emër te paditurve me numër pasurie 2/325 Z.K. 8220, 2 148 m² dhe 12 m² truall nen objektin nr.5 te regjistruar ne emër te paditurve me numër pasurie 2/162 Z.K.8220 dhe 3- 223.16 m2 dhe 15.5 m² truall nen objektin nr.5 regjistruar ne emër te paditurve me numër pasurie 2/163 Z.K.8220.

Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka gabuar ne kthimin e këtyre sipërfaqeve ne favor te familjes Begeja, Malltezi, Bektashi plus te tjerë dhe konkretisht ne kundërshtim me nenin 7 germa dh e Ligjit nr.9235 dt.08.06.2004 Per kthimi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›