Alibeaj: Mocioni i mosbesimit ndaj Berishës, ëndërr në diell e Ramës
Kushtëzimi i presidentit konsensual me katër kushte që nuk kanë lidhje me këtë proces, është një përpjekje për ta shkatërruar atë, dhe këtë kreu i opozitës e bën sepse e sheh veten të pazotë për të ndikuar në këtë proces. Kështu ka deklaruar deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, për ABC News.
Sipas Alibeajt, dështimi i negociatave me opozitën, për shkak të ultimatumeve të socialistëve, sipas tij është humbje e garës morale nga ana e tyre, në prag të humbjes edhe të asaj presidenciale, me logjikën politikë destruktive që ndjek. Mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Berisha, Alibeaj e cilëson si një ëndërr në diell të Ramës.
Oferta e demokratëve ka qenë transparente dhe e bazuar në një mekanizëm të drejtë të përzgjedhjes së presidentit, duke legjitimuar dhe garën kushtetuese mes kandidatëve të mazhorancës dhe opozitës. Demokratët do të hyjnë në garë me një kandidat politik, është në dorën e socialistëve të gjejnë një më cilësor edhe jashtë politikës në këtë sfidë, tha Alibeaj.
