Gjatë katër vjetve u ndërmorën reformat më të mëdha
03/09/2009 Berisha mbledh për herë të fundit qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 2005-s
Qeveria e dalë nga zgjedhjet parlamentare të korrikut 2005 ka zhvilluar mbledhjen e fundit të saj. Kryeministri Sali Berisha që në fillim të fjalës së tij para ministrave, ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre dhe punën e bërë gjatë këtyre katër vjetve, duke realizuar reforma të thella, që shënuan ndryshime të mëdha pozitive në të gjitha fushat. “Kjo është mbledhja e fundit, pra është edhe veprimtaria e fundit e këtij kabineti. Por dua të theksoj se pa diskutim ky është një fund krenar. Në karrierën tuaj politike jam i bindur se këto kanë qenë vitet më të frytshme të saj. Ky është fund krenar, sepse ne mbyllim një mandat, pasi kemi realizuar realisht shumë më tepër sesa kemi imagjinuar katër vjet më parë”, - ka deklaruar shefi i ekzekutivit. Ai ka evidentuar arritjet e mëdha të vendit gjatë këtyre katër vjetve të fundit, duke theksuar se ky mandat mbyllet pasi qeveria ia doli mbanë që me reforma të thella e të gjithanshme të realizojë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, të shndërrojë në realitet një projekt ëndërr të kombit shqiptar. Berisha në një analizë të punës së qeverisë ka renditur arritjet e çdo dikasteri. Ai vuri theksin në realizimin e Korridorit të Kombit, i cili sipas tij është e do të mbetet vepra më madhore e punëve publike në historinë e vendit. Ai tha se në këta katër vjet Shqipëria, që ishte e papërfillshme nga biznesi ndërkombëtar, u shndërrua në vendin më tërheqës dhe u rendit në nivelet më të larta të suksesit të reformës ekonomike dhe klimës së biznesit. Kryeministri u ndal në arritjet e politikës së jashtme, e cila sipas tij mori dimensione që nuk i ka pasur ndonjëherë. “Këto ishin vitet kur një ndër problemet më madhore të kombit shqiptar, pavarësia e Kosovës, mori zgjidhjen më të shkëlqyer. Unë ju garantoj se kjo qeveri ka bërë detyrën e vet në mënyrën më të vendosur dhe efiçente”, - deklaroi ai. Gjithashtu Berisha tha se u mundësua që vendi u vu në shinat e shndërrimit të tij në një superfuqi të ardhshme energjetike në rajon, e shkëputur nga terri dhe dënimi kolektiv. Kreu i qeverisë evidentoi reformat e mëdha e të rëndësishme në fushën e drejtësisë. Ai ka deklaruar se qeveria adoptoi standarde krejtësisht të tjera në mbrojtjen e mjedisit dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Siaps tij, ndryshime thelbësore janë bërë në qëndrimin ndaj trashëgimisë kulturore të vendit si dhe në bumin më të paparashikuar në fushën e turizmit. Berisha evidentoi edhe reformat e mëdha të Forcave të Armatosura. Për kreun e qeverisë këta katër vjet kanë qenë vitet kur suksesi i reformave bëri të mundur hedhjen e hapave shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit europian.