Gjykata, nuk kemi njoftim për arrestimin e Këndezit
03/09/2009 Për masakrën dëshmon banori i Sarandës
TIRANË- Qafë-Gjashta një nga dosjet voluminoze dhe shumë të diskutuara tek Krimet e Rënda, pati dje në proces gjyqësor Petrit Qevanin një nga 65 dëshmitarët e ngjarjes së rëndë të ndodhur në vitin 1997 në Sarandë. Dëshmitari është qytetar i Sarandës dhe dje para Krimeve të Rënda pohoi se kishte dijeni për ngjarjen, por që nuk kanë rëndësi dhe nuk vërtetojnë atë çfarë ndodhi në të vërtetë. Dëshmitari Qevani tha dje se ditën e 4 marsit ashtu si shumë qytetarë të tjerë ka dëgjuar dhe parë se një turmë e madhe njerëzish të vendosur në Qafë-Gjashtë qëlluam mbi një makinë policie. Po kështu ai pohoi se ka mësuar se atë ditë është vrarë një oficer policie, por me sytë e tij nuk ka parë asgjë. Gjithçka që deklaroi dje dëshmitari e kishte mësuar nga miq dhe shokë. Po dje meqenëse ishte seanca e parë gjyqësore pas muajit të pushimeve verore dhe seanca e parë pas një lajmi që u bë i ditur lidhur me arrestimin në Greqi të një prej të pandehurve të këtij grupi, Arben Këndezi, u kërkua pezullimi i procesit. Avokati mbrojtës kërkoi pezullimin e procesit deri në ardhjen e klientit të tij para gjykatës, por një gjë e tillë nuk u mor parasysh nga ana e gjykatës. Sipas avokatit, Arben Këndezi, është arrestuar në Greqi dhe shumë shpejt pritet të ekstradohet. Përgjigja e gjykatës ishte e shkurtër.