E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar anetare te Komitetit Nderministror te Integrimit! Takimi i sotem ka ne axhenden e tij te sotme çeshtje shume te rendesishme qe u paraprijne dy evenimenteve ne dialogun Shqiperi-Be 1) ta

Te nderuar anetare te Komitetit Nderministror te Integrimit!

Takimi i sotem ka ne axhenden e tij te sotme çeshtje shume te rendesishme qe u paraprijne dy evenimenteve ne dialogun Shqiperi-Be 1) takimi I 5-te i grupit te perbashket konsultativ BE-Shqiperi, dhe 2) raundi i pare teknik i negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit qe do te zhvillohen ne fillimin e javes qe vjen (24 dhe 25 Mars).

Takimi i Grupit te Perbashket te Punes ‘Task Force' eshte perqendruar totalisht ne çeshtjet e drejtesise dhe te puneve te brendshme duke vene edhe nje here ne dukje rendesine e veçante dhe prioritare qe Bashkimi Europian i kushton kesaj fushe ne procesin e pakthyeshem te reformave qe kemi nisur drejt Integrimit ne BE. Kjo Task Force do te perqendrohet kryesisht ne luften kunder:

· krimit te organizuar dhe korrupsionit,
· trafikut te qenieve njerezore,
· trafikut te droges, armeve, makinave dhe trafiqeve te tjera,
· pastrimit te parave,
· menaxhimit te kufirit,
· politikave te vizave, azilit dhe migrimit,
· Marreveshtjeve te ripranimit dhe funksionimit te sistemit gjyqesor.

Keto dy fusha, drejtesia dhe rendi, jane dy pikat kyçe te politikes se qeverise shqiptare dhe vazhdojne te mbeten shume sensitive dhe prioritare. Qeveria, te cilen une drejtoj, vazhdon te mbetet shume e angazhuar ne luften kunder krimit te organizuar, kunder trafiqeve te te gjitha llojeve, pastrimit te parave, gje qe vazhdon te deshmohet edhe ne aksionet e fundit te kryera nga forcat e policise ne terren. Krimi i organizuar perben nje rrezik per te gjithe dhe ai kerkon nje kunderpergjigje te bashkerenduar dhe te qendrueshme, nga te gjithe ne. Natyrshem edhe kjo mbledhje ka objekt permiresimin e punes sone ne kete lufte, jo vetem brenda kufijve te Shqiperise, por edhe me gjere, per te hedhur themele te sigurta per te ecur ne rrugen e saponisur te negociatave dhe mbi te gjitha dhe per te plotesuar dhe kete kondicionalitet ne konkludimin me sukses te tyre.

Raundi i pare teknik i negociatave, qe do te zhvillohet ne daten 25 Mars 2003, i kushtohet nje prej kapitujve shume te rendesishem te Marreveshjes ate te se Drejtes se Vendosjes dhe levizjes se lire te punetoreve (Establishment dhe Free Movement of Workers). Negociatat per kete kapitull do te synojne ne trajtimin e barabarte te punonjesve shqiptare dhe atyre komunitare, te punesuar legalisht me synim shmangien e diskriminimit qe mund te lind nga perkatesia nacionale, persa i perket kushteve te punes, shperblimit apo pushimit nga puna, etj.

Nje ceshtje e vecante e cila ka rendesi per ekonomine shqiptare dhe biznesin eshte edhe e drejta e vendosjes (establishment). Gjate ketij raundi teknik do te diskutohen ceshtje qe qe kane te bejne me percaktimin e nje kuadri ligjor ne lidhje me vendosjen e kompanive shqiptare dhe komunitare me te drejta reciproke, dhe lehtesirat qe do t'u jepen ketyre kompanive per te vepruar ne tregjet e integruara.

Gjithashtu ne kete kapitull do te negociohen edhe ceshtje qe kane te bejne me mundesine e njohjes se kualifikimeve profesionale reciproke dhe ushtrimit te aktiviteteve perkatese ne fusha te caktuara, me qellim lehtesimin e punesimit profesional dhe standartizimin e profesioneve.

Le te fillojme menjhere nga puna.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›