Gjatë punimeve të Samitit të CEFTA-s, në Bukuresht, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin të BE-së, Zotin Olli Rehn. Kryeministri Berisha e falënderoi Kom
Gjatë punimeve të Samitit të CEFTA-s, në Bukuresht, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin të BE-së, Zotin Olli Rehn.
Kryeministri Berisha e falënderoi Komisionerin Rehn për raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, të publikuar pak kohë më parë dhe i shprehu atij vendosmërinë e qeverisë për të zbatuar plotësisht kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Kryeministri Berisha i bëri Komisionerit Rehn një ekspoze të gjerë përsa i përket zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Kryeministri e siguroi Komisionerin Europian për vendosmërinë e qeverisë për të zbatuar plotësisht standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë kuadër, Kryeministri theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka që është në dorën e saj për garantimin e këtyre standardeve. Kryeministri Berisha theksoi se situata është e tillë që mund të hyjmë në një bojkot të paralajmëruar prej mëse gjashtë muajsh.
Nga ana e tij, Komisioneri Rehn u shpreh se jemi kundër bojkoteve. Si bojkotet e institucioneve ashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve, janë shumë të dëmshme. Më tej, Komisioneri Europian Oli Rehn theksoi se e gjen të pabesueshme që një parti politike të mos marrë pjesë në zgjedhje, sikundër është e pabesueshme që një parti politike të bojkotojë zgjedhjet. Bashkimi Europian, u shpreh Komisioneri Rehn, inkurajon pjesëmarrjen në zgjedhje dhe do të kërkojë zbatimin e standardeve. Këto zgjedhje, vijoi Komisioneri Rehn, janë shumë të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë.
Në takim, Kryeministri Berisha dhe Komisioneri Europian Rehn diskutuan gjithashtu edhe për çështje rajonale.