E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë Samitit të CEFTA-s, të mbajtur sot në Bukuresht të Rumanisë, Kryeministri Berisha mbajti fjalën e mëposhtme: "Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj, Ndjehem i nderuar që, në emër

Gjatë Samitit të CEFTA-s, të mbajtur sot në Bukuresht të Rumanisë, Kryeministri Berisha mbajti fjalën e mëposhtme:

"Shkëlqesi,
Zonja dhe Zotërinj,

Ndjehem i nderuar që, në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, t'ju drejtohem sot në këtë Takim të Nivelit të Lartë mbi zgjerimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Ky moment shënon një arritje të madhe, e cila do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërmjet vendeve tona anëtare. Tregtia e lirë nuk është zgjidhja e të gjitha problemeve, por është një bazë e nevojshme për paqe dhe begati në Evropën Juglindore. Tregtia e lirë mund të ndihmojë si nxitjen e rritjes ekonomike ashtu edhe uljen e nivelit të varfërisë në vendet tona, siç kanë dëshmuar edhe eksperiencat e ngjashme në ato rajine të botës të cilat i janë hapur dalë nga dalë ekonomisë globale.

Marrëveshjet dypalëshe mbi tregëtinë e lirë i dhanë rezultatet e tyre dhe u vu re një rritje mbresëlënëse në nivelin e shkëmbimeve ekonomike gjatë vitit të fundit. Rregullat e reja për origjinimn e mallrave që do të zbatohen nga CEFTA dhe një politikë më e harmonizuar tregtare mes vendeve anëtare do t'i nxisë edhe më këto zhvillime pozitive ndërrajonale.

Vendet tona aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Shqipëria përgëzon Rumaninë dhe Bullgarinë për anëtarësimin e tyre në BE në janar të viti që vjen dhe përshëndet vendimin e Bashkimit Evropian për t'i lënë të hapura dyert e anëtarësimit për vendet e Ballkanit.

Krijimi i CEFTA-s nuk shënon fundin e përpjekjeve tona për integrim rajonal. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për heqjen e barrierave jo tarifore, nxitjen e tregtisë së shërbimeve, ndërmarrjen e përbashkët të projekteve për investim, të cilat do të rrisin konkurrueshmërinë e rajonit tonë. Ne besojmë se disa nga format e bashkëpunimit ndërmjet CEFTA-s dhe Bashkimit Evropian duhet të mërren në konsideratë. Anëtarësimi në bashkimin doganor të BE-së mund të jetë një lëvizje, e cila do t'u mundësojë vendeve tona shfrytëzimin e plotë të të ardhurave nga politikat e tregtisë së lirë.

Qeveria që unë drejtoj po merr masa serioze për arritjen e objektivave të caktuara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Që nga dhjetori i këtij viti, janë hequr tarifat doganore për mallrat e tregtuara me BE-në dhe mendojmë që pas një periudhe afro pesë vjeçare të gjitha tarifat doganore për tregtinë e mallrave do të jenë hequr. Gjatë kësaj perudhe kohore ne do të miratojmë një pjesë të rëndësishme të acquis që ka të bëjë me rregullimin e tregjeve të brendshme. Ne mendojmë se këto masa kontribuojnë në modernizimin e demokraticisë dhe drejtimit ekonomik shqiptar.

Ne do të dëshmojmë të njëjtin nivel përgjegjësie dhe respekti për zbatimin e politikave të reja trtegtare në kuadër të CEFTA-s.
Ne mirëpresim çdo mbështetje nga ana e BE-së dhe Paktit të Stabilitetit për të ndihmuar administratat tona në procesin e zbatimit të marrëveshjes.

Duke përfunduar, do të doja të falenderoja Kryeministrin Tăriceanu, qeverinë e tij dhe Paktin e Stabilitetit për përpjekjet e tyre në mbështetje të punës së grupit negociator. Në veçanti, do të doja të falenderoja të gjithë anëtarët e grupit negociator, të cilët kanë punuar shumë për ta përfunduar punën e tyre në një kohë kaq të shkurtër.

Faleminderit"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›