E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjatë qëndrimit të tij në Ohër, Kryeministri Pandeli Majko i shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Arben Malaj dhe Fatmir Mediu zhvilluan sot disa takime jozyrtare me disa p

Gjatë qëndrimit të tij në Ohër, Kryeministri Pandeli Majko i shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Arben Malaj dhe Fatmir Mediu zhvilluan sot disa takime jozyrtare me disa personalitete të rajonit dhe të ftuar të tjerë nga Presidenti maqedonas Trajkovski si: kongresmenë amerikanë, Kryeministri norvegjez etj.

Në këto takime u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit rajonal si dhe mbi proceset e integrimit të vendeve të rajonit tonë në strukturat euroatlantike. Përvec takimeve të zgjeruara, Kryeministri Majko dhe personat që e shoqëronin zhvilluan edhe takime dypalëshe.

Kështu, u zhvilluan takime me Presidentin Trajkovski, Kryeministrin Gjeorgjevski, me Kryeministrin norvegjez Bondevik, etj. Në takimin që Kryeministri Majko zhvilloi me Kryeministrin maqedonas Gjeorgjevski u fol kryesisht për forcimin e marëdhënieve dypalëshe Shqipëri - Maqedoni si dhe ndikimet e tyre në marëdhëniet rajonale. Kryeministri Majko vlerësoi marëveshjen e Tregtisë së Lirë të nënshkruar së fundi midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, të cilën Kuvendi i Shqipërisë e ka ratifikuar dhe pritet ta ratifikojë edhe parlamenti maqedonas, gjë që Kryeministri Gjeorgjevski e mori përsipër ta realizojë.

Fusha të tjera me interes për shkëmbime dypalëshe ishin edhe bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës kryesisht në ndërlidhjen nëpërmjet sistemit rrugor dhe hekurudhor midis të dy vendeve dhe daljen e tyre në sistemin ndërkombëtar, si dhe bashkëpunimi në fushën e energjetikës. Në këtë takim u theksua që brenda harkut kohor të një muaji të organizohen takime midis ministrive të linjës për këto probleme gjë që do të shoqërohet më vonë me nënshkrimin e memorandumeve përkatëse të zbatueshme nga të dy palët.

Kryemisnistri Majko e informoi Presidentin Trajkovski dhe Kryeministrin Gjeorgjevski për vendimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e rrugës Durrës - Kukës me destinacion Prishtinën,e cila do të ketë efekte rajonale. Gjithashtu, Kryeministrat Majko dhe Gjeorgjevski ranë dakord për organizimin e takimeve trepalëshe : Shqipëri – Maqedoni – Kosovë, Shqipëri – Maqedoni - Mali i Zi, për të bashkëpunuar në fushat e infrastrukturës, energjitikës, etj.

Si në takimin me Presidentin Trajkovski edhe me Kryeministrin Gjeorgjevski u fol për përshpejtimin e procesit të punimeve në Korridorin 8, duke e konsideruar atë një arterie të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal.

Në takimet e zhvilluara u fol edhe për kapërcimin e atyre vështirësive ndërkufitare duke i hapur perspektivë politikave të fqinjësisë së mirë.

Në takimin me Kryeministrin norvegjez Kjell Magne Bondevik u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri Norvegji si dhe për vullnetin e Shqipërisë për tu anëtarësuar në strutkurat euroatlantike. Kryeministri norvegjez theksoi se, "ne deri tani kemi investuar në Shqipëri rreth 4 milionë euro në sistemin e ujitjes dhe atë të shëndetësisë. Dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë drejtim". Ai vlerësoi stabilitetin politik dhe reformat e ndërmarra në Shqipëri, cka e bëjnë atë një kandidate të mundshme në BE dhe në NATO.

Kryeministri Majko tha se, "ne tashmë e kemi marrë vendimin tonë për anëtarisimin tonë në këto struktura dhe jemi në pritje të vendimit të tyre".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›