Gjeli i detit i preferuari i tryezës pavarësisht çmimit
Vetëm një ditë para festës së ndërrimit të viteve pavarësisht çmimit të kripur qytetarët shqiptarë vazhdojnë të ruajnë traditën. Gjeli i detit i cili është ushqimi kryesor në tavolinën e shqiptarëve mesa duket nuk do të mungojë edhe këtë vit.
Çmimi i tyre varion nga 7-deri në 8 qind lekë për kg. Pavarësisht se ankohen qytetarët shprehen se gjeli i detit nuk mund të mungojë në asnjë mënyrë darkën e ndërrimit të viteve.
Tregtarët shprehen se gjatë këtij viti blerësit kanë qenë më të paktë krahasuar kjo me një vit më parë. Rënia e konsumit është një fakt që është pranuar edhe prej zyrtarëve kohët e fundit. Kjo është një prej efekteve të krizës.