Gjeliç :Rezoluta për Kosovën nuk do tërhiqt
"Nuk do të ketë tërheqje të rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të KB dhe as ndryshim të tekstit të këtij dokumenti". Ka qënë kjo deklarata që nënkryetari i qeverisë serbe Bozhidar Gjeliç ka dhënë për një gazetë serbe. Gjeliç ka theksuar se "Beogradi nuk mendon për ta tërhequr rezolutën". Ai ka shtuar se "për ne, natyrishtm marrëveshja me BE-në do të ishte përfundimi më i mirë, por nuk mund të pranojmë të ndryshojë kuptimi i vërtetë i dokumentit".
Për këtë shkak do të kundërshtohet oferta e shefit të diplomacisë gjermane, Guido ëesterëelle, i cili të enjten shkon në Beograd, për të ofruar fshirjen e qëndrimeve në rezolutë në të cilat përmendet statusi i Kosovës.