E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozim-rezoluta ftoh raportet Washington-Serbi


Propozim rezoluta e Serbisë për Kosovën, e dërguar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së vetëm sa do të acarojë Washingtonin dhe Bashkimin Europian, pohojnë ekspertë ndërkombëtarë. Sipas tyre, Amerika e sheh propozimin e Serbisë si një akt armiqësor. Diplomatët amerikanë janë duke punuar për ta pamundësuar jetësimin serb, i cili Serbisë mund t'ia vonojë edhe integrimin europian. Ted Carpenter, nënkryetar i institutit "Cato", me seli në ëashington ka deklaruar se propozimin e Beogradit, SHBA-ja e sheh si një akt jomiqësor dhe që nuk e ndihmon rajonin. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet që më 9 shtator të diskutojë për Kosovën. Besohet se në këtë asamble do të diskutohet propozimi i Serbisë për rezolutë por është e mundur që të miratohet edhe një rezolutë, pas dhënies së mendimit të GJND-së lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, ky sesion i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve mund të përmbyllë pa një rezolutë procesin procedural që ka të bëjë me mendimin këshillëdhënës të GJND-së. Muajin e kaluar GJND-ja ka dhënë mendimin këshillëdhënës se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, nuk kishte shkelur Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe as Kornizën Kushtetuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›