Greqi, një i vdekur nga zjarret në Kretë
Flakët e zjarrit vijojnë të djegin hektarë të tëra në jug të ishullit të Evias në verilindje të Athinës. Sipas informacioneve të fundit një person është gjetur i vdekur në Kretë dhe dyshohet që shkak të jetë bërë asfiksimi nga tymi i një tjetër zjarri që po shkatërron plazhin e famshëm të palmave në Preveli. Autoritetet kanë limituar trafikun në parqet kombëtare, në pyje dhe në zona të ndjeshme të rajonit Atikës, deri në Korint dhe ishujt e Kretës, Lesbos, Samos e Chios.