E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili, te bllokuar prej 18 ditesh në minierë. Ende gjallë minatorët

33 minatore te bllokuar prej 18 ditesh ne nje miniere ari ne veri te Kilit jane akoma te gjalle. Mirepo procesi per nxjerrjen e tyre do e zgjas rreth tre muaj . Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka konfirmuar se personat e mbetur ne miniere kane mundur te komunikojne me ane te nje mesazhi ne leter ne tunelin qe po behet per t’i shpetuar ata.

Ne oret e para te se djeles, nje sonde e futur ne 688 metra thellesi, kishte arritur ne galerine ku minatoret kishin gjetur strehim ne shembjen e 5 gushtit. Pak me pas sonda solli ne siperfaqe nje shenim te shkruar gje qe u me pas u konfirmua dhe zyrtarisht.

”Rrofte Kili” lexon presidenti i rrembyer nga emocionet. “33 personat qe jane me ne jane te gjithe mire” shkruhet ne leter. Pinera ka vleresuar kurajon e 32 minatoreve kiliane dhe atij bolivian te bllokuar ne ndermarjen ‘San Esteban’, te cilet kane rezistuar me shume se dy jave vetem.

Menjehere pasi te mundesohet komunikimi dhe dergimi i ujit do te vendoset nje sonde me permasa me te medha per te filluar transportin ne siperfaqe te minatoreve qe sipas eksperteve te shpetimit ky proces mund te zgjase deri ne tre ose kater muaj.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›