E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen çantën me 20 mijë euro, e dorëzon në polici

Zyrih, 24 Dhjetor, 11:16, NOA - Një turiste holandeze, duke bërë shoping në "Banhofshtrase" në qendër të Zyrihut, ka harruar çantën me 20.000 euro.

Por sipas policisë, çanta do t’i kthehet dhe ajo tashmë është njoftuar për këtë. Një pastrues e kishte gjetur çantën dhe menjëherë ia ka dorëzuar policisë.

Policia theksoi se turistja nga Holanda ka deklaruar se do ta shpërblejë shumë njeriun që i ka dërguar paratë në polici.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›