E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në mbledhjen e KLD: Drejtësia me probleme, jemi larg standardeve

Gjate nje mbledhjeje te KLD Tiranë, 24 Dhjetor, 11:30, NOA - Drejtësia ka probleme të rënda dhe të shumta. Këtë e deklaroi sot, Presidenti i Republikës Bamir Topi gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD). Ai ka kritikuar sistemin e drejtësisë, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit nuk ka kursyer kritikat, duke deklaruar se sistemi ynë i drejtësisë mbetet ende larg standardeve të caktuara. Sipas Topit, sistemi vuan nga klanet tradicionale në segmente të caktuara të tij. “Drejtësia ka nevojë të rimëkëmbet e të shërohet dhe për shërim nga korrupsioni duhen veprime konkrete dhe nuk duhen vetëm deklarata”- ka thënë ai.

Presidenti duke iu drejtuar anëtarëve të KLD-së, ka theksuar se ka ikur koha e mediokritetit, ndërsa ka shtuar se ka njerëz që po myken në poste të përjetshme, ndaj është koha sipas tij t’i hapet rrugë magjistraturës së re.

Nuk kanë munguar edhe vlerësimet nga ana e presidentit për punën e mirë që është bërë në fushën e drejtësisë. Ai ka theksuar se janë përballuar shumë sfida, edhe mbi bazën e vullnetit politik. Ndërkohë që 80 për qind e drejtuesve të sistemit të drejtësisë, sipas Topit janë ndryshuar.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›