E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Në komunat e Kosovës ka ecje koherente në projekte

Prishtinë, 24 Dhjetor, 10:33, NOA - Presidenti Sejdiu dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati takuan kryetarët e komunave të Kosovës me të cilët biseduan për rrjedhën e përgjithshme të vitit që po e lëmë pas si dhe për punët e rëndësishme që edhe i presin në vitin e ardhshëm.

President Sejdiu pasi që i  falënderoi udhëheqësit e komunave për punën e madhe që është bërë për Kosovën, tha se ky vit ishte një vit i mbarë me të cilin është përmbushur një punë e madhe e plotësimit të aspiratave të dekadave të popullit të Kosovës.

Presidenti Sejdiu iu tha kryetarëve të komunave të Kosovës se në të gjitha komunat e Kosovës ka ekzistuar një ecje koherente një lëvizje e fuqishme në projektet për të cilat keni marrë mandatin dhe sfidë në realizimin e tyre.

“Ju e keni mbështetjen e fuqishme të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës. Qeveria do të ketë përkushtim për mbështetjen e projekteve tuaja për aq sa do të jetë në pjesën e saj  por mos hezitoni të bëni “garë” të mirë edhe mes vete për të pas realizim të projekteve nga burimet e juaja, për të pas një qeverisje me të cilën do të keni mundësi pa marrë parasysh provinencën politike, të bëni garë të mirë në herën  tjetër në mandatin e ardhshëm elektoral kur të vijë, dhe të ballafaqoheni me lektorë në përmbushjen të zotimeve që keni dhënë”, pohoi Presidenti.

Gjithashtu, Sejdiu, vlerësoi se do të ketë nevojë të ecjes edhe  në pjesën e përsosjes së normativës, të asaj që do të jetë  mbështetje për punën e komunave krahas Kushtetutës dhe ligjit.

Ndërkaq Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati pasi që e falënderoi Presidentin Sejdiu për mbështetjen e tij, theksoi se jemi të përkushtuar që të bëjmë punët më të mira për interesin e qytetarëve dhe të ndihmojmë pushtetin lokal dhe qeverisjen lokale  në tërësi në mënyrë që të bëhet segment i fuqishëm  i dëshmisë së shtetësisë dhe i dëshmisë së perspektivës dhe ecjes së Kosovës dhe afirmimit të saj.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›