Gjen granate ne shkurre, plagoset 12-vjecari
SHKODER- Nje femije 12-vjec eshte plagosur aksidentalisht nga shperthimi i nje granate, me te cilen ka qene duke luajtur. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16:00 te dites se djeshme ne fshatin Vukpalaj ne rrethin e Malesise se Madhe. Burime zyrtare thane se i plagosuri eshte Aleks Gj., i cili ka marre plage te renda ne kraharor e koke, dhe ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin e Shkodres. Deshmitaret i thane policise se 12-vjecari ka qene duke luajtur ne afersi te shtepise se tij ne nje shkurre, ku ka gjetur nje granate, e cila ka shperthyer ne doren e tij nga pakujdesia. Pa e ditur se behej fjale per nje mjet luftarak te rrezikshem, i mituri i ka hequr siguresen dhe e ka hedhur jo larg. Per fat te mire ai ka qene i vetem, ndersa familjaret e derguan menjehere ne spital.
R.Ll.
R.Ll.