Gjen mënyrë për t’ia dëshmuar dashurinë Chris Brown-it

Rihanna së fundmi thuhet të ket bërë edhe një tjetër tatu por kësaj here dedikim për të dashurin e saj, Chris Brown.
Pas ndarjes së tyre në 2009, çifti kanë rikthyer dashurinë e tyre, dhe këngëtarja e “Diamonds” po poston kohë pas kohe foto intime të tyre në Twitter.
Rihanna ka disa tatuazhe por thuhet se ka shtuar edhe një në të cilën shkruhet “Breezy”. Chris u referohet fansave të tij duke i quajtur “TeamBreezy”.
“Ajo e bëri këtë gjë për të simbolizuar lidhjen e saj me të. Tani e gjithë bota e di se ata janë bashkë përsëri, ata janë të vendosur ta bëjnë të funksionoj”.
Ka thashetheme që thonë se çifti do të kalojnë Krishtlindjet së bashku dhe madje se mund të martohen për vit të ri. /Indeksonline/