Megan Fox kundër ekspozimit të trupit

Aktorja, Megan Fox, u bë e famshme mbi të gjitha falë formave trupore që posedon dhe sa herë që ajo është paraqitur në ndonjë film, e tërë vëmendja ka qenë tek figura e saj seksi.
Por, fansat si duket nuk do të kenë më mundësi të shohim pamje të tilla pasi që, në momentin kur aktorja u bë nënë para dy muajsh, ajo i ka ndryshuar bindjet dhe tani është kundër ekspozimit të trupit në ekran.
'Do të jem më e kujdeshme në përzgjedhjen e filmave sepse unë tashmë kam filluar të mendojë se kur Noah do të fillojë shkollën dhe shokët e tij do t’ia tregojnë fotografitë e mija në bikini. Ai do të ndihet i tmerruar”, ka thënë bukuroshja.
Ylli i, “Transformers” ka thënë gjitashtu se, që kur është bërë nënë ajo ka filluar t’i ndërrojë dukshëm bindjet për jetën dhe karrierën. Aktorja ka shpjeguar se tani nuk e ka më prioritet karrierën por djalin e saj të vogël dhe se që kur ajo lindin Noah-n, ka filluar të bëhet më religjioze.
Ndërkaq, sa i perket fomrave trupore pas lindjen ajo ka thënë:
“Gjatë shtatzanisë unë kam shtuar vetëm 23 kile dhe tani kam edhe dhjetë kile më shumë por, unë nuk do ta shaktërroj veten duke u munduar të kthehem në formën e mëparshme për shkak që ,nuk është prioriteti për momentin”, ka shpejguar Fox. /Indeksonline/