Westerwelle: Kufijtë nuk ndryshohen

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, është takuar sot me ministrin e Jashtëm, Edmon Panariti. Menjëherë pas bisedimeve të dy homologët kanë mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me bisedimet bilaterale që kanë zhvilluar.
Ministri i Jashtëm gjerman ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë. Ai ka folur për ndihmesat dhe fondet që ka akorduar Gjermania që në vitin 1998 për Shqipërinë.
Në fjalën e tij, ministri i jashtëm gjerman Guido Ëesterëelle ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian por shtoi se vendit tonë nuk do t`i bëhen lëshime sa i përket plotësimit të kritereve.
“Gjermania mbështet perspektivën e evropiane të vendeve të Ballkanit, por për t’u bërë pjesë e BE-së duhet përmbushur disa kritere. Dhe ne nuk do bëjmë lëshime për përmbushjen e perspektivës evropiane. Që të jeni pjesë e Evropës duhet të ketë konsensus, që të jeni pjesë e Europës duhet të ekzistojë demokracia në vend, institucionet të jenë të pavarura dhe stisemi gjyqësor të jetë i pavarura”, u shpreh ministri gjerman.
Duke folur për deklaratat e fundit nacionaliste të krerëve politik shqiptar, Westerwelle ka thënë se ndryshimi i kufijve në Ballkan është i papranueshëm për BE-në.
“Kufijtë në Ballkan as nuk hiqen as nuk ndryshohen e as nuk mënjanohen”, ka nënvizuar Westerwelle
Ndërkaq Ministri Panariti, ka deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë të luaj rolin që ka pasur si promovuese e stabilitetit, prosperitetit dhe paqes në rajon.
“Shqipëria as nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj askujt. Ajo do të zhvillojë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit”, ka shtuar Ministri i Jashtëm Shqiptar./Indeksonline/