E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjen vdekjen duke peshkuar babai i tre fëmijëve

Nje 45-vjeçar, i martuar baba i tre femijeve nga komuna e Bushatit, në Shkodër, teksa ishte duke peshkuar sot në anë të një kanali, vdiq menjëherë, sapo karemi ra në kontakt me një linjë tensioni. 

LEZHË-Humb jetën duke peshkuar në kanalin e ujit babai i tre fëmijëve. Drejtoria e Qarkut të Lezhës bëri të ditur se një 45-vjeçar nga komuna e Bushatit, në Shkodër, teksa ishte duke peshkuar sot në anë të një kanali, vdiq menjëherë, sapo karemi ra në kontakt me një linjë tensioni.
Ngjarja ndodhi sot në fshatin Kotërr të komunës Dajç rrethi Lezhë, në vendin e quajtur kanali i Gjadrit, ku gjeti vdekjen nga energjia elektrike shtetasi Milkjon Lukaj, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Rranzë të komunës Bushat të rrethit Shkodër, person i martuar me tre fëmijë.
Nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proçeduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›