Gripi i derrit, Ivanaj: S'kemi raste, por monitorojmë situatën
Shqipëria rrit vigjilencën në lidhje me vëzhgimin e virusit të gripit të derrit që shpërtheu në Meksikë. Ivanaj: Nuk kemi asnjë rast të tillë dhe nuk ka vend për panik. Po monitorojmë situatën epidemiologjike
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me virusin e gripit të derrit.
. "Në vendin tonë nuk ka asnjë rast të tillë dhe nuk ka vend për panik, apo ndryshim të sjelljeve tona të përditshme",ka thënë në një prononcim për median zv ministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj.
Ai shtoi se situata epidemiologjike po ndiqet në vazhdimësi me vëmendje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
"Jemi në kontakte të vazhdueshme me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me rrjetin e Rregullores Ndërkombëtare Sanitare, me institucionet të shëndetit publik europian, dhe rrjetin e monitorimit ndërkombëtar të gripit", ka thënë më tej zv.ministri i Shëndetësisë, duke theksuar se "adaptimi i të dhënave është i përditshëm".
Sipas rekomandimeve të OBSH-së, të gjitha institucionet e specializuara kanë rritur vëmendjen e vigjilencës në lidhje me vëzhgimin e gripit, bënë të ditur burimet e ministrisë së Shëndetësisë.
(s.g/BalkanWeb)