Min. kosovare, Kelmendi në Tiranë për të marrë eksperiencë
ministrja e Drejtësisë së Kosovës Nekibe Kelmendi u prit nga Ministri i Drejtësisë shqiptare Enkelejd Alibeaj. Kelmendi: "Ne jemi një shtet i ri, dhe si të tillë kemi nevojë të shohim se si funksionojnë institucionet tuaja”
TIRANE- Ministri i Drejtësisë shqiptare Enkelejd Alibeaj dhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës Nekibe Kelmendi kanë zhvilluar një takim të përbashkët sot paradite në Tiranë. Takim në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e administrimit dhe të funksionimit të mjeksisë ligjore, burgjeve dhe noterisë.
“Ne jemi një shtet i ri, Ministria e Drejtësisë së Kosovës synon të funksionojë në frymën e standarteve evropiane dhe si të tillë kemi nevojë të shohim se si funksionojnë institucionet tuaja të varësisë, të njihemi me to”- ka thënë ministrja kosovare në fjalën e saj, shkruhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zyra e medias pranë Alibeajt.
Kelmendi vjen për herë të dytë në Tiranë ishte e shoqëruar nga stafi i saj i ngushte, Komisari i burgjeve z.Resmi Hoxha si dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore z.Arsim Gërxhaliu
Delegacioni kosovar paraqiti interes për njohjen e punës në Institutin e Mjekësisë Ligjore si dhe kërkoi firmosjen sa më të shpjetë të një Memoradumi Bashkëpunim mes dy instituteve homologe me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe ofrimin e shërbimeve të ndërsjellta .
Një tjetër interes është paraqitur dhe në fushën e noterisë publike si dhe atë të administrimit të burgjeve.
Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj u shpreh i gatshëm për të ndihmuar si ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe institucionet e saj të varësisë me eksperiencën shqiptare si dhe theksoi rëndësinë që ka ky shkëmbim për të ardhmen e Kosovës dhe marrëdhënieve dy palëshe.
(s.g/BalkanWeb)