E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen vethin e humbur ne stomakun e peshkut

TASMANI - Nje grua australiane pohon se e ka gjetur ne stomakun e nje peshku vethin e hundes, te cilin e kishte humbur tri dite me heret ne ujin e detit. Kristy Brittain ka thene se e kishte humbur vethin gjate skijimit mbi derrasen lundruese ne Tasmania, ka raportuar Hobart Mercury. Ajo kishte menduar se kurre me nuk do ta gjente kete veth. Megjithate ajo pohon se po te njejtin veth e ka gjetur derisa ishte duke e pastruar nje peshk, te cilin e kishte peshkuar i fejuari i saj, Darren Triffett, tri dite me vone. Ajo mendon se peshku e ka ngrene ate, pasi peshqit hane cdo gje qe shkelqen, mirepo eshte befasuar se ai peshk e kishte ngrene ate, pasi qe numri i tyre ne ato ujera eshte i pafundme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›