E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden 23 trupa te pajete ne Meksike

Të paktën 23 persona janë vrarë në qytetin Nuevo Laredo të Meksikës, në kufi me Shtetet e Bashkuara. Fillimisht, nëntë trupa me shenja torture u gjetën të varur në një urë, ndërsa pak orë më vonë 14 trupa të copëtuar u gjetën në një makinë. Autoritetet policore bënë me dije se kokat e tyre u gjetën në kuti me akull, që mund të ruajë pjesën e trupit, të vendosur jashtë zyrës së kryetarit të bashkisë. Qyteti Nuevo Laredo është skenë e një lufte brutale mes dy grupeve kriminale më të mëdha të Meksikës, që luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës drejt Shteteve të Bashkuara.

Një mesazh ishte lënë me trupat e varur tek ura, që tregonte se viktimat ishin anëtarë të kartelit të Gjirit, që ishin vrarë nga karteli rival Los Zetas. Policia meksikane konfirmoi se viktimat ishin anëtarë të një organizate kriminale, por nuk ishte në gjendje të konfirmonte se kush ishte përgjegjës për vdekjen e tyre.

Pamje të publikuara nga mediat meksikane tregonin trupat, disa prej tyre me sy të lidhur me gojë të mbyllur me ngjitëse, të vareshin nga ura që ndodhet mbi rrugën kryesore që çon nga Nuevo Laredo në Monterrei. Ndërsa përsa u takon kokave të prera, mediat sugjerojnë se mund të jenë krye në shenjë hakmarrje ndaj varjeve, por autoritetet nuk e konfirmojnë një gjë të tillë. Tre ditë më parë, nga një konflikt i armatosur mes ushtrisë meksikane dhe anëtarëve të një bande droge mbetën të vrarë të paktën 12 persona, mes të cilëve dy ushtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›