FRESSH nis gara per kryetarin
Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar çeli garën për të kryetarin e ri. Gara do të jetë e ngjashme me zgjedhjet para presidenciale në SHBA ku kandidatët paraqesin për afro një muaj platformat e tyre në të gjithë degët e partisë në vend dhe më i votuari nga të rinjtë e FRESSH-it merr drejtimin e forumit. Kryesocialisti Edi Rama ftoi të gjithë të rinjtë socialistë të bëhen nismëtarë të një ndryshimi në politikën shqiptare që do të frymëzohet sipas tij nga programi i Partisë Socialiste për një rilindje shqiptare.
Në garë për të marrë drejtimin e FRESSH-it janë 6 kandidatë mes të cilëve dhe kryetarja aktuale e këtij forumi rinor Elisa Spiropali. Fituesi do të shpallet në 12 qershor që përkon dhe me përvjetorin e ditës kur partia e punës ndërroi emrin në Partia Socialiste e Shqipërisë.