E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden armë në afërsi të kufirit shqiptaro-grek

JANINE-Policia gjeti në një zonë pyjopre pranë kufirit shqiptaro-grek një sasi armësh. Policia njoftoi se armët janë gjetur të fshehura në Konicë pranë Janinës, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.
U gjetën dhe sekuestruan dy armë “Kallashnikov”, një granatë mbrojtëse, tre krëhëra me 66 fishekë kallashnikovi dhe një bajonetë.
Vendi u mbajt në mbikqyrje nga ana e policisë, por askush nuk erdhi për të marrë armët.

Policia po heton për të identifikuar dhe gjetur poseduesit e këtyre armëve dhe qëllimin e fshehjes së tyre në zonën pranë kufirit shqiptaro-grek.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›