E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, makina del nga rruga, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd.
 

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Semëz ku automjeti me të cilën udhëtonin 2 persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 24-vjeçarja Nertila Murraçi dhe një 11-vjeçar me inicialet A.M.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Librazhdit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore .
 

Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›