Gjenden eshtrat e 2 viktimave të diktaturës, 27 vjet në kërkim
SHKODER- Pas 27 vitesh kërkimesh gjenden eshtrat e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, të cilët u pushkatuan nga regjimi komunist pas revoltës së përgjakshme të Qafës së Barit në Pukë.
Familjarë, miq e të afërm, përfaqësues të Institutit të të Persekutuarve e të ministrisë së Brendshme kanë qenë dëshmitarët okularë të gjetjes së eshtrave të dy viktimave të diktaturës.
Kërkime për vite të tëra janë bërë, por vetëm kjo e shtunë do të shënonte përfundimin e misionit të gjetjes së tyre.
Fusha në fshatin Kuç të Shkodrës e njohur si zona e antenave të radio "Shkodrës" ka qenë varri pa emër për dy të pushkatuarve, përkatësisht i Sokol Sokolit nga fshati Nik-Mërturaj i rrethit të Tropojës dhe Tom Ndojës nga Shllaku i rrethit të Shkodrës.
I ndodhur diku në majë të maleve të Pukës (larg qendrave të banuara), kampi i ish të burgosurve politik, ishte kthyer në një ferr të vërtetë për më shumë se 800 të dënuar nga rrethe të ndryshme të vendit tonë. Torturat çnjerëzore e rendisin atë të dytin pas burgut të Spaçit. Ndërsa, gryka në mesin e maleve konsiderohet se vend i vdekjes për rreth 100 të burgosur.
Mosrealizimi i normës nga njëri prej të burgosurve (Ndue Pisha), mesnatën e 21 majit të vitit 1984 shkaktoi atë që u cilësua dhe si revolta e përgjakshme e Qafës së Barit.
Torturat barbare ndaj Pishës hodhën në revoltë Sokol Sokolin e Tom Ndojën si dhe dhjetëra të burgosur të tjerë. Në vendngjarje shkuan forca të shumta të regjimit, të cilët "zhdukën" dy të dënuarit Sokoli dhe Ndoja. Atë natë të burgosurit Sadri Sokoli, një oficer i anti-terrorit në ministrinë e Brendshme të asaj kohe, i theu kolonën vertebrale, këmbët dhe duart, duke e lenë të vdiste në atë gjendje.
(Si u arrit ne gjetjen e eshtrave dhe intervistën me vellane e njerit prej viktimave, mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/GSH/balkanWeb)