E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 Janari”, plumbi ndaj Aleks Nikës ´jetim´

Bëhet fjalë për plumbin e gjetur në trupin e Aleks Nikës, njëri prej 4 viktimave të 21 janarit. Javë më parë, plumbi mbërriti nga Turqia me anë të një letër porosie duke iu dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, por duket se mbërritja nuk ka shërbyer për asgjë.

Plumbi u dërgua pranë Institutit të Policisë Shkencore për t’u zbuluar se nga cila armë kishte dalë. Nga konstatimet u mësuar se predha kishte dëmtime të mëdha në pjesën e vjaskave nga ku mund të bëhet dallimi se kujt arme i përket. E pas kësaj, ekspertët nuk kanë ndonjë përgjigje për të mësuar se nga ku doli plumbi. /Start/

                                                                                             2011-05-29 09:07
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›