E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen 30 kg kanabis, vinte nga Lazarati

TIRANE- Një sasi prej 30 kg kanabis sativa është sekuestruar mbrëmë në kryeqytet në kuadër të një operacioni të seksionit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Policinë e Tiranës në afërsi të rrugës “Jordan Misja”.

Sipas policia droga e paketuar në 5 qese u sekuestrua në bagazhin e dy automjeteve. Ndërkohë që u arrestuan në cilësinë e poseduesve dhe shpërndarësve të lëndës narkotike Lavdrim Kadri Jata, 24 vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë; Edmond Xhavit Faja, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë; Eduart Naim Karaj, 23 vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë dhe Gojart Besim Loçi, 30 vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë.

Policia sekuestroi si provë materiale dy automjetet tip “Benz 190“, me targa AA 642 AI dhe Rover, me targa TR 5905 J, si edhe 5 telefona celularë të markave të ndryshme.

Nga hetimit, u konkludua se lënda narkotike kishte ardhur nga Lazarati, me destinacion shitjen e saj për tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar. Ndaj 4 të rinjve policia mori masën e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›