Pozicion lufte për të vrarë, parandalohet krimi në Shkodër

Në pranga në kushtet e flagrancës, ranë shtetasi Zamir Kadrija 35 vjeç dhe Xhevdet Xhufelaj 56 vjeç, që të dy banues në lagjen “Ahmet Haxhia” të qytetit Shkodër.
Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë, pasi dje rreth orës 23:40, në banesën e shtetasit Zamir Kadrija në lagjen “Ahmet Haxhia” të qytetit Shkodër, pas një konflikti, shtetasit në fjalë, kishin vënë në pritë njëri-tjetrin, ku të dy ishin me armë në duar.
Policia sqaron se shtetasi Xhevdet Xhufelaj ishte tek hyrja e pallatit dhe kishte në duar një armë zjarri automatik model 54, me një krehër me 20 copë fishekë, me një fishek në folenë e armës, në pozicion zjarri, ndërsa shtetasi Zamir Kardija ndodhej në derën e banesës së tij dhe kishte një armë zjarri automatik model 54, me një krehër me 27 copë fishekë në të, me një fishek në fole, në pozicion zjarri.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, u morën masa mbrojtëse për sigurimin e jetës së efektivëve që ndërhynë dhe bënë të mundur neutralizimin e autorëve në vendin e ngjarjes. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-29 09:52