Gjenden eshtrat e dy te denuarve te regjimit komunist

Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, tashmë mund të prehen të qetë në varrezat familjare të tyre. Ekzekutimi i tyre u bë në vitin 1984 pas revoltës se madhe të quajtur “Revolta e Qaf Barit”.
Dhe tashmë pas më shumë se dy vitesh kërkimi në vendin ku dyshohej se janë varrosur pas ekzekutimit barbar nga regjimi komunist eshtrat u gjetën. Simon Mirakaj Kryetar i Institutit te Përndjekurve Politik shprehet se kjo u bë fal skicës së vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme dhe që nga e mërkura e kaluar u bë nisja e gërmimeve dhe më në fund eshtrat e të vrarëve Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli u gjetën.
“Ngjarja e “Qafë Barit” ishte një revolte mbijetese pasi aty duhej plotësuar norma edhe pse kushtet ishin të tmerrshme” , shprehet dëshmitari i ngjarjes Bedri Blloshmi, i cili sqaron se si Tom Ndojën ashtu edhe Sokol Sokolin i kam njohur dhe kam parë torturat nëpër të cilat ato kanë kaluar...
“Kemi më shumë se 20 vite që kërkojmë eshtrat e familjareve tanë dhe sot me ne fund i gjetëm” shprehet kështu Zef Ndoja i vëllai i njërit nga të pushkatuarit në vitin 1984 në Qaf të Barit.
Revolta e 20 Majit të 1984 në burgun famëkeq të Qaf Barit do shënonte gjurmët e para te një reaksioni kundër pushtimit brenda kampeve te përqendrimit komunist pas revoltës se madhe e cila u shtyp me dhune asaj te Spaçit. Në ballë të turmës së të dënuarve qëndronin Tom Ndoj, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhamo, Nue Pisha, Kosta Gjordemi etj. Më makabrja për sytë e të gjithëve do ishte se të lidhur në rresht me zinxhirë do ti detyronin te shihnin heroin e revoltës Sokol Sokolin nga Tropoja.
Ashtu të plagosur dhe të sakatuar nga torturat çnjerëzore të bëra gjatë natës e tërhoqën zvarrë në mes të kampit, e shtrinë mbi një dru dhe e këputen në mes. Një vdekje e tmerrshme në sytë e të gjithëve, por vdekja e tij tmerroi më shume xhelatët që e vranë. Tom Ndoin dhe Nue Pishën i pushkatuan, duke ju treguar shokëve të tyre se i njëjti fat i priste. Mbi 30 veta u ridënuan dhe i nisen drejt burgut të Burrelit. Petrit Bazellin e priste biruca i lidhur këmbë e duar dhe torturat çnjerëzore. Kampi ju nënshtrua një represioni çnjerëzor.
Të gjithë të dënuarit i lanë të lidhur, pa rroba dhe me orë të tëra jashtë. Rrugët që të çonin në kampin-burg u bllokuan, që askush nga banorët e atjeshëm të mos merrte vesh të vërtetën aq te hidhur, ku dora gjakatare e dirigjuar direkt nga Tirana Zyrtare po ushtronte mbi njerëzit, viktimat e diktaturës komuniste. Edhe pse vuajtën shumë njerëzit e burgut të Qaf Barit nuk e dhanë veten, por mbijetuan.