E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekuestron 122 kv ushqime e pije ishin të skaduara

ELBASAN- Plot 122 kuintalë ushqime dhe pije alkoolike të cilat u kishte kaluar data e skadencës janë sueskruar nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, në Elbasan.
Drejtuesi i kësaj drejtorie Julian Marku ka thënë për atsh-në se sasia e ushqimeve të sekuestruara ka ndodhur në dy muajt e fundit dhe është shoqëruar me 6 gjoba.

Rritja e temperaturave në këtë prag vere, ka shtuar kontrollet në subjektet e vogla që tregëtojnë konsumin e përditshëm të qytetarëve , me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve elbasanas gjatë ditëve të nxehta të kësaj vere”.

Inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, kanë nisur kontrollet në të gjithë subjektet e vogla prodhuese, kryesisht të bukës, prodhimeve të mishit dhe bulmetit. Kontrollet e inspektorëve janë shoqëruar me gjoba që kapin shifrën nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë.

Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit ka ushtruar 784 kontrolle ndaj firmave prodhuese të biznesit të vogël dhe ka marrë 257 monstra për analiza të ushqimeve. Marku, shtoi se “ këto kontrolle do të vazhdojnë me qellim asgjesimin e mallrave te konsumit dhe artikujve që nuk kane datën e skadencës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›