Tirane sekuestrohet 30 kilograme droge

Skuadra e antidrogës e Tiranës sekuestron 30 kilogramë kanabis të presuar në periferi të kryeqytetit. Droga është sekuestruar teksa transportohej me autoveturë, ndërsa një tjetër automjet e eskortonte duke i qëndruar përpara dhe për të parë nëse kishte postblloqe policie.
Ndërhyrja e skuadrës së antidrogës është kryer në afërsi të Paskuqanit.
Katër persona janë arrestuar, mes të cilëve edhe një ish punonjës policie I reparteve të ndërhyrjes së shpejtë, Edmond Faja.
Ky i fundit, sipas burimeve ka qenë edhe një ndër protestuesit më aktivë në përplasjet me policinë gjatë protestës së Partisë Socialiste para Komisionit qendror të zgjedhjeve.
Detajet e tjera të operacionit priten të bëhen publike në një deklaratë për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Gjithsesi burimet nuk konfirmonin nëse sasia e drogës së sekuestruar ishte e porositur për tregun e përdoruesve të lëndëve narkotike në kryeqytet apo ishte pjesë e ndonjë ngarkese të destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.