Mbrojtja nga zjarri patrulle e ekipeve ne Shengjin- Patok
Policia e Mbrojtjes dhe Shpetimit nga Zjarri në Lezhë ka nisur zbatimin e një plani masash për mbrojtjen nga zjarri në fillim të sezonit turistik. Sipas drejtorit Zef Frani, masat janë përqëndruar fillimisht në zonën turistike Shëngjin- Patok ku një problem shqetësues mbetet siguria në objektet e shërbimit, kryesisht hotele e motele.
“Do të shohim të gjitha masat e mbrojtjes kundër zjarrit, qoftë në mënyrë massive me përqëndrimin e mjeteve në këto zona, por kryesisht në hotele dhe motele të cilat sa vijnë dhe bëhen më problematike për arsye edhe të kohës së tyre të ndërtimit. Masat kryesore I kemi në krijimin e kushteve lehtësuese për të pasur një siguri në mbrojtjen kundër zjarrit në këto zona” tha Frani.
Krahas zonave turistike do të nisë edhe zbatimi i një plani të detajuar masash për parandalimin e zjarrëve në pyje e kullota.
“Ne parallel do të shohim me vëmendje dhe veçanërisht me njësitë vendore. Do bëjmë një punë paraprake, të studiuar mirë dhe të përbashkët për të pasur një mbrojtje kundër zjarrit në zonat pyjore kryesisht” tha Frani.
Periudha më problematike në rënien e zjarreve janë muajt qershor-gusht.Ndryshe nga vitet e mëparshme në vitin 2010 për Qarkun e Lezhës kjo periudhë nuk ka qënë edhe aq problematike pasi ka patur një reduktim të dukshëm të numrit të rasteve të zjarreve. Gjatë gjithë vitit 2010 janë shënuar në shkallë qarku 537 vatra zjarri.
Lindita Kokaj